10 banesa të përmbytura në Fushë-Krujë, pallati rrezikon shembjen në Gjirokastër

Publikuar më 04. 02. 2018 nga Eno Shkëmbi

Reshjet e dendura të shiut të dy ditëve të fundit kanë krijuar probleme të shumta në mbarë territorin  e vendit.

Kështu, në Fushë Krujë raportohet të jenë përmbytur 10 banesa si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Ishëm.

Uji ka mbuluar një sipërfaqe prej dhjetëra hektarësh tokë. Në Fushë Krujë janë përmbytur fshatrat Bilaj, Murqine, Mallkuç, Likmete.

Sot probleme me reshjet janë hasur dhe në qytetin e Vlorës, ndërsa në Gjirokastër nga rrëshqitja e dherave rrezikon që të shembet një pallat disa katësh, si dhe disa banesa private, duke lënë në ankth rreth 40 familje.