1 Qershori, Kryemadhi krah Metës me një bebe në duar: Zoti i bekoftë fëmijët shqiptarë

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Nënkryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka bërë një urim për të gjithë fëmijët shqiptarë me rastin e 1 Qershorit.

Kryemadhi ka shpërndarë një mesazh në “Facebook”, të shoqëruar me një foto ku ajo shfaqet krah bashkëshortit Ilir Meta dhe një fëmije të vogël me emrin Arian.

“Sot në mëngjes me Ilirin takuam Arian, që na bëri të kuptojmë se fëmijët tanë janë tashmë të rritur dhe na kishte marrë malli për të mbajtur dhe përkëdhelur një bebe.  Zoti i bekoftë gjithë fëmijët shqiptarë në këtë qershor”, shkruan Kryemadhi në “Facebook”.

Statusi i Kryemadhit

Nuk ka aromë më të dashur në botë se ajo e bebeve. 😍🌸🌼Sot në mëngjes me Ilirin takuam Arian, që na bëri të kuptojmë se fëmijët tanë janë tashmë të rritur dhe na kishte marrë malli për të mbajtur dhe përkëdhelur një bebe. ❤️ Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët shqiptarë në këtë 1️⃣ qershor. Çdo ditë është e rëndësishme për fëmijët tanë, por sot duhet të përpiqemi t’i gëzojmë ata pak më shumë se ditët e tjera. Ndaj sipas mundësive, le të jemi sa më pranë tyre dhe t’i bëjmë të ndihen të lumtur e të gëzuar. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se fëmijët dhe asgjë më të bukur në botë se buzëqeshja e tyre. ☺️☺️Le t’a shndërrojmë këtë ditë në gëzim për të gjithë fëmijët shqiptarë. Ne me projektin tonë do të jemi gjithmonë në mbështetje të politikave për kujdes shëndetësor dhe arsimim të shkëlqyer për të gjithë fëmijët dhe kujdes special për fëmijet me nevoja speciale. Sepse ne besojmë te familja, te vlerat e saj dhe për këtë do punojmë çdo ditë me përkushtim. 👍🏻👊🏻🙂🙂 #GezuarNjeQershorin #LsiForceePare