1 i vdekur dhe 2 të plagosur në Levan-Tepelenë, identifikohen të përfshirët në aksident

Policia e Fierit ka bërë të ditur se janë identifikuar 3 personat e përfshirë në aksidentin e ndodhur sot rreth orës 15.10 në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

U bë identifikimi i viktimës dhe të plagosurve:

Dy shtetasit e dëmtuar janë:

T.H, 32 vjeç, banues në Tiranë

E.C, 35 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasi që ndërroi jetë është shtetasi Sh.B., 58 vjeç, banues në Përmet.

15.50-Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, humb jetën 1 person plagosen 2 të tjerë

Të tjera detaje janë bërë të ditur nga policia në lidhje me aksidentin e ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Nga informacionet paraprake mësohet se në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” janë përplasur me njëri-tjetrin një automjeti i tipit “Benz” me një furgon.

Raportohet se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit “Benz” si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin furgon, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip  furgon.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë  drejtuesi i mjetit tip “Benz” si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet