1 523 të vdekur nga virusi vdekjeprurës, Koronavirusi mbërrin dhe në Afrikë  

Pekini ka urdhëruar të gjithë personat që të kthehen në qytet të hyjnë në karantinë për 14 ditë dhe t’ju nënshtrohen trajtimeve mjekësore, duke bërë kështu përpjekjet e fundit për të përmirësuar kufizimin e përhapjes së koronavirusit të ri vdekjeprurës, raportojnë media shtetërore.

Banorëve iu tha që “të vetë-karantinohen ose të shkojnë në vendet e caktuara për t’u futur në karantinë” pasi u kthyen në kryeqytetin kinez nga pushimet.

Masa u shtuan edhe në Egjipti, ndërsa në këtë vend u konfirmua rasti i parë i koronavirusit, duke prekur kështu edhe Afrikën.

Mbi 1 500 njerëz kanë vdekur nga virusi vdekjeprurës, i cili e ka origjinën në qytetin e Wuhan.

Njoftimi nga Pekini u dha të premten nga grupi i punës për parandalimin e virusit, pasi shumë banorët u kthyen nga pushimet e Vitit të Ri Lunar.

Pushimi u zgjat këtë vit për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Ndërsa komisioni kombëtar i shëndetësisë i Kinës, të shtunën, raportoi 143 vdekje të reja, duke e dërguar numrin e viktimave në 1 523. Katër nga viktimat e fundit ishin në provincën e Hubeit, e goditur më rëndë.

2 641 persona të tjerë janë konfirmuar rishtas si të infektuar, duke e çuar numrin kombëtar e të prekurve në 66 492.

Jashtë Kinës kontinentale, ka pasur më shumë se 500 raste në 24 vende, dhe tre vdekje: një në Hong Kong, një në Filipine dhe një Japoni.

Një grup i organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në Kinë do të fillojë punën e tij për të hetuar shpërthimin e virusit vdekjeprurës, duke u përqendruar në mënyrën se si virusi – i quajtur zyrtarisht Covid-19 – po përhapet me shpejtësi, tha drejtori Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Misioni, përfshin ekspertë ndërkombëtarë dhe ekipi përbëhet nga 12 anëtarë të huaj dhe 12 homologët e tyre kinezë.

“Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet kuptimit të transmetimit të virusit, ashpërsisë së sëmundjes dhe ndikimit të masave të vazhdueshme të reagimit,” tha Dr Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i programit të OBSH për emergjencat shëndetësore.

Afrika njeh rastin e parë me Koronavirus

Ministria e shëndetësisë së Egjiptit konfirmoi rastin e parë të koronavirusit, i pari në të gjithë kontinentin afrikan.

Ministria e përshkroi personin si të huaj, por nuk e zbuloi kombësinë.

Ajo tha se kishte njoftuar OBSH, dhe se pacienti ishte vendosur në izolim në një spital.

Ekspertët kishin paralajmëruar më herët se nuk do të kalonte shumë kohë që edhe Afrika të prekej nga koronavirusi i ri, duke pasur parasysh lidhjet e saj gjithnjë e më të ngushta me Kinën.

Punonjësit e shëndetësisë kineze po vdesin nga virusi

Zyrtarët kinezë thonë se gjashtë punonjës të shëndetësisë kanë vdekur.

Zeng Yixin, zv / ministri i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, tha se 1 102 punonjës të mjekësorë ishin infektuar në Wuhan.

“Detyrat e punonjësve të mjekësisë në pjesën më të madhe janë me të vërtetë tejet të rënda; rrethanat e tyre të punës dhe të pushimit janë të kufizuara, presionet psikologjike janë të mëdha dhe rreziku i infeksionit është i lartë,” tha Zeng Zeng, siç citohet nga agjensia e lajmeve Reuters.

Autoritetet lokale janë përpjekur të sigurojnë pajisje mbrojtëse si maska ​​të frymëmarrjes, syze dhe kostume mbrojtëse.

Më 7 shkurt, gjendja e rëndë e mjekëve u vu në pah nga vdekja e Li Wenliang, një mjek në Spitalin Qendror Wuhan, i cili kishte provuar të nxirrte paralajmërimin e parë për virusin më 30 dhjetor.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet